Fluks i madh turistësh nga Kosova për në Shqipëri

Aktuale

Fluks i madh turistësh nga Kosova për në Shqipëri

Më: 22 maj 2021 Në ora: 12:37
Kufiri

Rritja e temperaturave ka sjell një shtim të vizitorëve nga Kosova  drejt Shqipërisë. Fundjava ka sjell fluks automjetesh që kalojnë pikën e kufirit në Morinë,ndërkohë që pushuesi shprehen se janë më të relaksuar pasi edhe shifrat nga Covidi kanë shënuar ulje në të dy shtetet.

Fluks i lartë mjetesh e qytetarësh nga Kosova drejt Shqipërisë është shënuar në orët e para të të shtunës.

Përmirësimi i kushteve të motit ndikoi në rritjen e këtij fluksi. Ndërkohë pritet që numri i turistëve nga Kosova të jetë edhe më i madh gjatë sezonit për shkak edhe të rënies së infektimeve ditore nga koronavirusi.

Dhe vaksinimi i sektorit të turizmit në vendin tonë. Vetë qytetarët kosovarë e  shprehën se pushimet e tyre në Shqipëri këtë vit do të jenë më të relaksuar dhe pa stresin e virusit korona.

Sakaq për shkak të fluksit policisë kufitare në Morinë i është dashur të aplikojë procedurën e përshpejtuar dhe të punojë me kapacitet të plotë me 6  sportele për të shmangur radhët dhe pritjet e gjata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat