Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, kanë reaguar ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.
Imeri përmes një shkrimi në Facebook, Haradinajn e quan Rambo të Gllogjani i cili, sipas tyre, është pasuruar në mënyrë të jashtëligjshme.
Kjo familje, tutje shkruan se ai dëshiron që kriminelët e luftës të udhëheqëin me vendin.
Familja Imeri thotë se vetëm dy liderë kanë shqiptarët që mund të krenohen, e ata sipas tyre janë, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.
Postimi i plotë:
Dy liderë i kanë shqiptarët që mund të krenohemi:
Kryeministri: Albin Kurti
Presidentja: Vjosa Osmani.
Politikanët tjerë janë si Rambo i Gllogjanit, patriota me fjalë, kuptohet të pasuruar në mënyrë të paligjshme.
ama kanë edhe një behane nuk e dojnë drejtësinë i dojnë kriminelet e luftës të drejtojnë vendin,
pse këtë e dine Ramboja një ditë do të na sqarojë këtë 'enigmë'...
kjo thotë mjaft se ka dëshiron protagonisti i partiqkes ta dërgojë Kosovën nëse mundet.
Por ja qe Ramboja nuk ka kaçik të bëjë një gjë të tillë, përveç të na rrëfejë ndonjë kopalle të stilit të kamishit.?