OSBE reagon për rastin e dhunimit të një miture në Mitrovicë: I bashkohemi publikut në dënimin e këtij akti të tmerrshëm

Aktuale

OSBE reagon për rastin e dhunimit të një miture në Mitrovicë: I bashkohemi publikut në dënimin e këtij akti të tmerrshëm

Më: 22 maj 2021 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Misioni i OSBE-së në Kosovë sot ka reaguar për rastin e dhunimit ndaj një të miture nga dy persona të tjerë, në fshatin Mazhiq të Mitrovicës.

OSBE përmes një postimi në Twitter kanë shkruar se i bashkohen  publikut në dënimin e këtij akti të tmerrshëm.

Ata kanë kërkuar që të gjitha organet të përgjigjen shpejt dhe vendosmërisht në raste të tilla.

“Jemi të inkurajuar nga përgjigja e policisë dhe prokurorisë ndaj sulmit seksual të tmerrshëm, ndaj të miturës në Mazhiq, Mitrovicë. I bashkohemi publikut në dënimin e këtij akti të tmerrshëm. Është e rëndësisë jetike që të gjitha organet të përgjigjen shpejt dhe vendosmërisht në raste të tilla”, kanë shkruar në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat