Pas publikimit të raportit më të ri për Covid-19, instituti ka njoftuar se brenda 24 orëve nuk ka vdekur asnjë qytetarë si pasojë e Covid-19.
Ndërsa, gjatë kësaj kohe janë infektuar vetëm 35 raste, ndërsa janë shëruar 180 qytetarë.
E për këtë deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka thënë se për këtë kanë ndikuar masat e vendisura nga ministri Vitita.
“Asnjë i vdekur sot. Vetëm 35 raste pozitive me Covid 19.
Efekti i masave. Efekti i një ministri. Efekti i veprimeve të duhura nga një ekip i tërë”, ka shkruar Kryeziu në facebook.