Publikohet emri, ky pritet të emërohet ambasador i Kosovës në Holandë

Aktuale

Publikohet emri, ky pritet të emërohet ambasador i Kosovës në Holandë

Më: 22 maj 2021 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Me kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, janë liruar nga detyra të gjithë ambasadorët e Kosovës, që ishin të emëruar politikë. 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave te Presidentja e Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik, për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikë.

Ministrja Donika Gërvalla, në një prononcim per media, tha se “ditët në vijim pritet edhe propozimi i emrave për ambasadorë të rinj“.

Sipas burimve jo zyrtare, për ambasador në Holandë, pritet të emërohet Mr. Ali Hertica, publicist i njohur në Kosovë.

Mediat dje raportuan se edhe Hafiz Gagica pritet të shkojë Ambasador në Gjermani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat