“Ramush dhe Enver, a jeni në vete?”, Maxharraj: Janë çartë si bishat e malit

Aktuale

“Ramush dhe Enver, a jeni në vete?”, Maxharraj: Janë çartë si bishat e malit

Nga: A.Zh Më: 22 maj 2021 Në ora: 19:53
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike Binak Maxharraj, ka reaguar pas kritikave të liderëve të partive opozitare ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Maxharraj ka kritikuar Enver Hoxhajn dhe Ramush Haradinajn, se më shumë po merren me Kurtin, se sa me Serbinë, përcjell Bota sot.

Ai i ka quajtur të çuditshme dhe skandaloze sjelljet e të dyve.

Postimi i Maxharrajt në Facebook:

Ramush dhe Enver, a jeni në vete?

Të çuditshme, të tmerrshme dhe shumë skandaloze sjelljet e Ramush Haradinajt dhe Enver Hoxhajt, kur këtyre të dyve:

"Me shumë po u del punë me Albin Kurtin se sa që po merren me Serbinë dhe Aleksandër Vuçiqin".

Si duket këta të dytë ende s'po mundën të lirohen nga narkoza që ua dha populli duke i gjuajtur në opozitë.

Populli thotë: "Fali o Zot ruaju mendtë se ndoshta nuk po dinë se çka flasin dhe veprojnë". Janë çartë si bishat e malit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat