Në Kosovë po vazhdon mjekimi i pacientëve të infektuar me Covid-19 me plazmën e gjakut të të shëruarve.
Deri më tani me këtë metodë janë mjekuar 211 pacientë të infektuar.
Infektologët pohojnë se efektet e kësaj metode janë të mira.
“Nga 5 shkurti kur ne kemi filluar me dhënë dozën e parë të plazmës deri më sot gjithsejtë me plazmë konvaleshentë janë trajtuar 211 pacientë”, tha Sali Ahmeti.
“Efektet e trajtimit kanë qenë të mira, efektet e saja shoqërohen me neutralizimin e virusit në organizmin e pacientit të prekur meqenëse plazma përmban antitruptha të gatshëm të cilët pengojnë neutralizimin e virusit dhe efektet e tija patogjene në organizmin e njeriut të prekur, zbusin proceset inflamatore gjatë fazës së hershme të sëmundjes që ngadalëson ecurinë e sëmundjes, pengon ndërlikimt serioze të sëmundjes në mënyrë të veçantë ato mushkërore dhe kështu është një ndihmë e mirë”, shtoi ai.
Mirëpo në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, bënë të ditur se aktualisht janë në rezervat e fundit të kësaj plazme.