Emrat dhe fotografia/ Këta janë dy personat e dyshuar për rastin e përdhunimit të një vajze të mitur në Mitrovicë

Aktuale

Emrat dhe fotografia/ Këta janë dy personat e dyshuar për rastin e përdhunimit të një vajze të mitur në Mitrovicë

Më: 22 maj 2021 Në ora: 22:13
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Mitrovicë, të cilët dyshohen se kanë dhunuar seksualisht një vajzë të mitur më 18.05.2021 në Mitrovicë për disa orë pa ndërprerë.

Media ka siguruar emrat e plotë dhe fotot e të dyshuarëve për këtë rast të rëndë, të cilët janë arrestuar nga policia.

Media mëson se të arrestuarit janë Florim Zeneli (1986) dhe Qamil Zeneli (1987), të cilët nga policia po dyshon se kanë dhunuar seksualisht një vajzë të mitur.

Image Qamil Zeneli dhe Florim Zeneli

Ndryshe, sot u protestua nga disa OJQ, ku motoja e protestës ishte: “Thuani emrat e përdhunuesve e ngacmuesve seksualë”, por asnjëri nga organizatorët që përfaqësonin OJQ nuk kishte guxim t’i publikonte këta emra dhe fotot e tyre.

(Personat e dyshuar prezumohen të pafajshëm, deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat