Sejdiu: Abdixhiku të kandidojë për Prishtinën

Aktuale

Sejdiu: Abdixhiku të kandidojë për Prishtinën

Më: 22 maj 2021 Në ora: 22:29
Lumir Abdixhiku

Ish-nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu, duke komentuar kandidaturat potenciale për të parin e Prishtinës, ka thënë se do të ishte mirë që Lumir Abdixhiku të kandidonte për kryetar të Prishtinë, kurse për Arben Vitinë thotë se nuk ka kapacitet për të transformuar gjëra.

“Arben Vitia është njeri i mirë, urdhrat që i jepen i administron, por nuk ka kapacitet për të transformuar diçka, për këtë flas nga përvoja”, ka thënë Sejdiu në kanal10.

Sejdiu ka komentuar edhe Lumir Abdixhikun e Uran Ismailin.

“Abdixhiku është kandidat serioz. Do të ishte mirë të kandidonte për kryetar të Prishtinës. Me Uran Ismailin jam rritur, është politikan i mirë, edhe pse dallojmë në pikëpamje politike”, ka thënë Sejdiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat