Aktori Çun Lajçi ka reaguar sërish ndaj kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kreut të PDK-së, Enver Hoxhaj pas akuzave ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Lajçi tha se me këto deklarata vetëm po i bëhet marketing kryeministrit Kurti dhe sipas tij vetëm pse ky i fundit paralajmëroi padi ndaj Serbiës, po bëhen gjithë kto akuza.
Aktori potencoi se po dyshon se Haradinajn e ka paguar Hoxhaj i PDK-së, për të thënë se Kurti po bashkëpunon me shërbimet sekrete serbe.
“Pse po t’pengon përndjekja e kriminelve n’Ballkan, kur sot e kësaj dite përndjekën nazistët deri n’Argjentinë! Unë po gaboj, e di, por po m’duket sikur me t’pasë pagua ty e Enverin me i ba reklamë këtij Albinit t’Krajës!”, shkroi Lajçi në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Juve që po i bani Binit reklamë
Ramushi po i jep tepër zjarm kësaj punës se kriminelave. Mua po m’duket (por unë kurrë s’ia qëlloj) se asht tue i ba ma shumë se marketing Albinit!
Ani, se i duhet, por gjenerali vetën asht tue zvogëlua!
A dini pse?
Ky Kopilani (që shkruen vetëm ne fb), po thotë: Në krejt Ballkanin duhet me i përndjekë kriminelët!
Gjrnerali po thotë, jo, veç Sërbia ka kriminela!
Tash unë po pyes?
Beg Rizaj ishte ushtari yt, por e vranë ne Kumanovë me Mirsadin e grupin!
Athua s’ishin kriminel ata maqedonas që i ekzekutuen, apo edhe aty erdhën nga Sërbia, e natën u kthyen në Beograd?
Pse po t’pengon përndjekja e kriminelve n’Ballkan, kur sot e kësaj dite përndjekën nazistët deri n’Argjentinë!
Unë po gaboj, e di, por po m’duket sikur me t’pasë pagua ty e Enverin me i ba reklamë këtij Albinit t’Krajës!
Lejeni djalin se s’ka dam edhe nëse e paditë Serbinë për krime lufte. Gabim keni ba ju, që s’e moret kurrë guximin për diçka të tillë, e tash jeni ba aqë vigjilent sa s’po doni me lanë me “gabua”!
Vallahi mos u tut more Enveri pa Hoxhë, se as Jugosllsvi t’re s’ka, as minishengen, as bashkim me Shqipninë, veç Kosovë, promajë n’tana anë, qysh e keni lanë ju!
Ma mirë bani me insitua që t’thirrët Dardani, e t’mos ketë ku mu kapë ma Vuçiqi, se me iu dhimtë kriminelët që strukën birave t’Ballkanit, pa i gërzhatë kurkush!
Fola tash mbasi dola nga spitali gjysa-gjysë!
Kurriz, 23.05.2021