Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, nuk janë vaksinuar qytetarët. Për këtë ka reaguar Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Uran Ismaili, duke thënë se kjo është e tmerrshme.
Ai ka thënë se mosarritja e një orari me ndërrime për vaksinim në mënyrë që procesi për marrjen e vaksinës antiCOVID-19 të mos ndalet për asnjë ditë, është mungesë e aftësive menaxheriale dhe moskokëçarje ndaj shëndetit të qytetarëve dhe ndaj ekonomisë së vendit.
“Për besë, e tmerrshme. Të mos arrihet organizimi i një orari me ndërrime për vaksinim, në mënyrë që ky proces të mos ndalet për asnjë ditë, është mungesë e aftësive menaxheriale dhe moskokëçarje ndaj shëndetit të qytetarëve dhe ndaj ekonomisë së vendit”, shkruan Ismaili.
Mes tjerash Ismaili është shprehur se në njërën anë shtrëngohen masat, e në anën tjetër pushojnë. Megjithkëtë, ai thotë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia duhet të jap përgjegjësi vetë apo edhe të kërkoj përgjegjësi nga të tjerët.
“Në njërën anë i shtrëngojnë masat, e në anën tjetër pushojnë. Përderisa Kosova është vendi i vetëm që ka vaksinuar më së paku, për shkak se ende nuk ka siguruar blerjen e vaksinave, e kur edhe ato pak vaksina donacion që kemi - nuk u jepen qytetarëve të dielave, me arsyetimin se është ditë pushimi, është e pafalshme. Për këtë dështim, Ministri Arben Vitia ose duhet të japë përgjegjësi vetë, ose duhet të kërkojë përgjegjësi nga të tjerët. Fshehja në kohë krize nuk është zgjidhje”, ka shkruar ai.