Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti javën që shkoi ka paralajmëruar një takim me liderët e tri partive opozitare për t`u koordinuar për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Një burimi brenda qeverisë tha se takimi do të mbahet të martën (nesër).
“Ftesat kanë shkuar të enjten. Takimi do të mbahet nesër”.
Deri tani takimin e kanë konfirmuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.Ka qenë vet kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku i cili ka konfirmuar takimin.
Në takim do të shkojnë edhe zyrtarë të partisë që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Pavarësisht se kohët e fundit, Haradinaj ka pasur kritika e pyetje në drejtim të kryeministrit Kurti duke ngritur dyshime se lideri i VV’së “kishte bashkëpunuar me shërbimet serbe”, gjatë kohës sa po mbajeh në burg.Por pavarësisht insistimit të Haradinajt në këto pyetje ai ende nuk ka marrë përgjigje nga kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti.Gjithçka që dihet deri tani është se zyrtarë të Partisë Demorkatike të Kosovës nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Kryeminstri me liderët e tri partive opozitare.