Blerim Latifi ‘zbulon’ se ku e mësuan qytetarët zanatin e manipulimit të votave

Aktuale

Blerim Latifi ‘zbulon’ se ku e mësuan qytetarët zanatin e manipulimit të votave

Më: 24 maj 2021 Në ora: 13:31
 Blerim Latifi

Profesori Blerim Latifi i ka komentuar nga një këndvështrim kritik zgjedhjet e vitit 1992.

Sipas tij, zanatin e manipulimit e mësuam pikërisht në këto zgjedhje historike.

“Sot qenka “Dita e Presidentit”. Kjo ditë mbahet në kujtim të “zgjedhjeve të para demokratike” që u mbajtën në Kosovë në vitin 1992. Se a mund të ketë zgjedhje të lira demokratike në kushtet e një terrori sistematik shtetëror, kjo mbetet një pikëpyetje e madhe”, ka shkruar filozofi.

“ Ata që i vlerësojnë ato zgjedhje, e vënë fokusin tek ideja se përmes tyre shqiptarët e Kosovës shprehën vullnetin e tyre politik për pavarësi nga Serbia. Sidoqoftë, janë po ato zgjedhje në të cilat ne, për herë të parë, e mësuam zanatin e manipulimit të organizuar të votave nga ata që i numërojnë ato.”, thotë analisti Blerim Latifi në statusin e tij në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat