Sot vetëm 14 raste me Covid-19, ja sa viktima u shënuan

Aktuale

Sot vetëm 14 raste me Covid-19, ja sa viktima u shënuan

Nga: A.Zh Më: 24 maj 2021 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Një person ka vdekur nga Koronavirusi, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Janë regjistruar vetëm 14 raste të reja, ndërsa 93 persona janë shëruar, përcjell Bota sot.

Njoftimi i IKSHPK-së:

93 të shëruar dhe 14 raste me Covid-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.904 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 14 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Rahovec 1 rast (71 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 107.258 raste nga 593.728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.240 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 93 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.467 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.551.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 4 raste, Ferizaj 2 raste, Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Fushë-Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Kaçanik dhe Vushtrri.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat