Qeveria serbe nis ndarjen e parave për serbët në Kosovë, kjo është shuma

Aktuale

Qeveria serbe nis ndarjen e parave për serbët në Kosovë, kjo është shuma

Më: 24 maj 2021 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se sot ka nisur ekzekutimi i pagesave të ndihmës financiare për serbët në Kosovë, raporton RTS.

Bërnabiq specifikoi në emisionin në TV Pink se bëhet fjalë për shumën prej 100 eurosh të destinuara për të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë dhe 200 euro ndihmë që do të marrin të papunët.

Ajo theksoi se qëllimi është mbështetja e serbëve të Kosovës.

Kjo u iniciua nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat