Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando është takuar sot me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu.
Ai ka treguar se me Haxhiun kanë diskutuar për drejtësi.
"Forcimi i besimit të njerëzve në drejtësi, sundimin e ligjit dhe lufta jonë e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë, duke përfshirë dhunën në familje, ishin bisedë e takimit", ka shkruar diplomati italian në Twitter.
Orlando ka bërë të ditur se me ministren Haxhiu janë dakorduar për një bashkëpunim të ngushtë në luftimin e krimit dhe korrupsionit, si dhe forcimin e sundimit të ligjit.