“Takim i Presidentëve” - Tallja epike e avokatit me ish-presidentin Thaçi

Aktuale

“Takim i Presidentëve” - Tallja epike e avokatit me ish-presidentin Thaçi

Më: 24 maj 2021 Në ora: 19:14
Hashim Thaçi

Avokati Tomë Gashi,ka publikuar sot një fotomontazhë, ku duket se tallet me ish-presidentin Hashim Thaçi.

Për Ditën e Presidentit, sot janë mbledhur ish-presidentët  Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli, Atifete Jahjaga dhe presidentja e tanishme, Vjosa Osmani. 

Avokati Gashi ka publikuar fotografinë e tyre, duke e vendosur edhe Thaçin në prapavijë.

Meqë fotografia ishte shkrepur në një oborr, Gashi ua ka bashkëngjitur një fotografi të Thaçit duke krasitur degë të lisave dhe ka shkruar “Takimi i Presidenteve”.

Avokati Gashi ka qenë këshilltar i Thaçit, sa ky ishte kryeministër i Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat