Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca priti sot në takim deputetin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, njëherësh zëvendës president i Partisë Socialdemokrate Cédric Wermuth.
Ai me të cilin bisedoi për situatën në vend, me theks të veçantë menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Kryekuvendari Konjufca e ka falënderuar deputetin Wermuth për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës dhe ka shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale.
Bashkëbiseduesit janë shprehur të gatshëm për shkëmbimin e përvojave dhe vazhdimin e bashkëpunimit ndërparlamentar mes Zvicrës dhe Kosovës.