Deputetët nuk vaksinohen pa rend, do të presin radhën

Aktuale

Deputetët nuk vaksinohen pa rend, do të presin radhën

Më: 24 maj 2021 Në ora: 20:45
Kuvendi i Kosovës

Kur bëhet fjalë për benefite, deputetët janë shumë më përpara sesa qytetarët.

Veçse kësaj radhe, për vaksinim kundër virusit korona, ligjvënësit duan të mos kenë privilegje kundrejt kategorive tjera.

Kështu tha deputetja e Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila dhe deputeti i PDK-së Bedri Hamza. Sipas tyre, deputetët do të vaksinohen me orar të njëjtë sikur qytetarët.

Veç për këto çështje, Kusari-Lila dhe Hamza, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, treguan para medieve se të enjten e 27 majit do të mbahet një seancë plenare.

Në të, me kërkesë të PDK-së, do të diskutohet për arsimin në kohë pandemie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat