Ish asistentja e lartë e Avdullah Hotit gjatë kohës sa ishte kryeministër i Kosovës, Diellëza Berisha, tani ka marr një post të rëndësishëm në Komunën e Pejës, komunë të cilën e udhëheqë Gazmend Muhaxheri.
Ajo është emëruar këshilltare kryesore dhe shefe e kabinetit të kryetarit, Gazmend Muhaxheri. Këtë lajm e ka bërë të ditur vet Muhaxheri.
“Nga dita e sotme, më kënaqësi emërova si këshilltaren time kryesore, znj. Diellëza Berisha, e cila na u bashkua si Shefe e Kabinetit të zyrës time në Komunën e Pejës. I uroj mirëseardhje, shumë suksese dhe punë të mbarë Diellzës!”, ka shkruar Gazmend Muhaxheri, përcjellë “Bota sot”.