(E plotësuar 13:28) - Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti tha se me kreun e Qeverisë kanë biseduar për tema të rëndësishme për vendin.
Sipas tij, ShBA-ja duhet ta emërojë një emisar për dialogun me Serbinë.
“Tema ishte dialogu me datën 6 maj i kanë dërgua letër kryeministrit dhe kam kërkuar takim për çështjen e dialogut dhe pas kërkesës u kemi përgjigjur takimit. I kemi dëgjuar qëndrimet e kryeministrit dhe kam shprehur shqetësimet e mia. Prezencën e ShBA-së është mëse e nevojshme, do të ishte me dobi emërimi i emisarit nga Amerika. Lajçak është një nivel i ulët i përfaqësimit për agjendën tonë. E ardhmja e dialogut është e rëndësishme”.
Ndërsa një ditë pas do ta takojë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Kurti u kishte dërguar letër liderëve të partive parlamentare për t’u takuar dhe koordinuar për çështjet me interes kombëtar.
***
Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ndërsa një ditë pas do ta takojë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Për dallim nga Abdixhiku dhe Haradinaj, kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj ka refuzuar takimin ftuar nga Kurti.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/25/auto_190230253_158571356232086_8000566565927146828_n-300x2251621937858.jpg)
Kurti u kishte dërguar letër liderëve të partive parlamentare për t’u takuar dhe koordinuar për çështjet me interes kombëtar.
Sot takimi mes Kurtit dhe Haradinajt
Kryeministri Albin Kurti, do të takohet sot me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në ora 12:00.
Lajmin e kanë konfirmuar dje zyrtarë të AAK-së. Në këtë takim, Kurti dhe Haradinaj, do të diskutojnë për ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Takimi mes tyre do të mbahet me ftesë të kryeministrit Albin Kurti.
Ndërsa nesër kryeministri do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, e ka konfirmuar takimin mes tyre, duke bërë me dije se ai do të mbahet të mërkurën në ora 11:00.
“Tashmë është caktuar koha dhe dita e takimit. Takimi do të mbahet të mërkurën nga ora 11:00”, është shprehur Halimi.
Ndërsa kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj është shprehur se nuk do të marrë pjesë në takim, ani pse Kurti ka bërë ftesë edhe ndaj tij.