Haradinaj: Historia jonë e lavdishme është shkruar pikërisht nga bijtë e bijat e kësaj toke

Aktuale

Haradinaj: Historia jonë e lavdishme është shkruar pikërisht nga bijtë e bijat e kësaj toke

Nga: A.SH Më: 25 maj 2021 Në ora: 09:51
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e Lybeniqit.

Ai përmes një postimi ka thënë se, çdo ditë e jetës së shqiptarëve është e mbushur me kujtime për heroizmin, sakrificën kulmore në shërbim të Atdheut dhe kombit.

Postimi në Facebook:

Historia jonë e lavdishme është shkruar pikërisht nga bijtë e bijat e kësaj toke.

Sot në kujtim të njëzetetre vjetorit të masakrës në Lybeniq ku u ekzekutuan anëtarë të familjeve Hamzaj, Alimehaj e Gogaj, njëzetedy vjetorin e rënies së Dëshmorëve të Brigadës 162 "Agim Bajrami" dhe Betejës në Gllavica të Pejës ku bien heroikisht Fetah Selca, Ardian Kelmendi, Islam Berisha dhe Muharrem Kelmendi.

Çdo ditë e jetës së shqiptarëve është e mbushur me kujtime për heroizmin, sakrificën kulmore në shërbim të Atdheut dhe kombit.

RH

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat