Kryeministri Kurti priti në takim Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjørnstad

Aktuale

Kryeministri Kurti priti në takim Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjørnstad

Më: 25 maj 2021 Në ora: 13:10
Pamje nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim, z. Arne Sannes Bjørnstad, Përfaqësues Special i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, së bashku me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, z.Jens Erik Grøndahl.

Z.Bjørnstad e uroi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës, duke i vlerësuar lart marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin konstruktiv midis dy vendeve. Ai shprehu gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë e re dhe siguroi mbështetjen e plotë të Norvegjisë për reformat e nevojshme.

Kryeministri Kurti e falënderoi atë për vizitën dhe theksoi prioritetet e Qeverisë, për punësim e drejtësi për qytetarët dhe demokraci e progres për vendin.

Gjatë takimit, u bisedua për bashkëpunimin rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushat me interes të përbashkët, ku u theksua integrimi sa më i shpejtë i rajonit në Bashkimin Evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat