COVID-19: MSH pranon edhe 3 mijë e 510 vaksina nga BE

Aktuale

COVID-19: MSH pranon edhe 3 mijë e 510 vaksina nga BE

Më: 25 maj 2021 Në ora: 14:40
Foto

Nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në sallën “1 Tetori” në Prishtinë janë realizuar 550 vaksinime antiCOVID.

Ndërkohë që vaksinimi është zhvilluar edhe në komunat tjera.

Bëhet e ditur se deri më tani numri i përgjithshëm i të vaksinuarve në nivel vendi është 57.615 dhe se po gjatë ditës së djeshme MSH ka pranuar edhe 3510 vaksina që janë pjesë e asistencës së BE-së për vaksinimin kundër COVID-19 në Kosovë.

“Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat