U gjobitë nga Policia, vjen reagimi i Xhavit Halitit

Aktuale

U gjobitë nga Policia, vjen reagimi i Xhavit Halitit

Më: 25 maj 2021 Në ora: 15:00
Xhavit Haliti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar pasi që sot është gjobitur nga Policia e Kosovës, derisa po shkonte në Kuvend.

Arsyeja se përse është gjobitur ka të bëjë me mos vendosjen e maskës.

Haliti, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka kërkuar nga qytetarët që të vendosin maska në mënyrë që të mbrojnë shëndetin e tyre dhe të tjerëve.

"Sot, derisa po kaloja në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, kisha harruar të vendosë maskën, dhe si rrjedhojë mora një gjobë nga Policia e Kosovës.

I ftoj të gjithë qytetarët që, në mbrojtje të shëndetit të tyre dhe të tjerëve, të bëjnë kujdes dhe mos të lëvizin pa maska mbrojtëse", ka shkruar Haliti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat