Dyftyrësia politike e Thaçit/ Në vitin 2015 krenohej me asociacionin, pastaj e fajësonte LDK-në për nënshkrimin e marrëveshjes

Aktuale

Dyftyrësia politike e Thaçit/ Në vitin 2015 krenohej me asociacionin, pastaj e fajësonte LDK-në për nënshkrimin e marrëveshjes

Nga: A.Morina Më: 25 maj 2021 Në ora: 15:39
Hashim Thaçi

Çështja e asociacionit të komunave serbe, ka filluar të bëhet prapë temë diskutimi pak para rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Asociacioni i komunave serbe kundërshtohet fuqishëm nga shumica e krerëve shtetëror të vendit.

Politikani i parë shqiptar që e pranoi nënshkrimin e këtij asociacioni ishte ish-presidenti Hashim Thaçi i cili tani gjendet në Hagë, shkaku i akuzave për krime lufte.

Tani në rrjete sociale po qarkullon një video se si në vitin 2015 Hashim Thaçi kërkonte me ngulm që të nënshkruhej dhe të formohej ky asociacion dhe më pastaj në vitin 2018, ai ndryshoi fjalët duke ia lënë fajin plotësisht LDK-së, për këtë marrëveshje.

Tani gazeta “Bota sot” ua përcjell disa deklarata ndër vite të ish-presidentit Thaçi, e të cilat vështirë që kanë ngjashmëri mes tyre dhe tregojnë ndryshimin e Thaçit ndër vite.

Deklarata e vitit 2013: “Dje me nënshkrimin e marrëveshjes Kosova dhe Serbia u përcaktuan për evropianizimin e rajonit”

Deklarata e vitit 2015: “Unë flas me bindje të plotë para gjithë qytetarëve të Kosovës, me zotimin dhe përgjegjësinë më të lartë kombëtare, politike, shtetërore se asociacioni është në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës, ligjet e Kosovës, me dokumentin e Presidentit Ahtisari dhe standardet evropiane”, deklaroi ai.

Deklarata e 2018: “Tash gjithashtu duhet të them se njerëzit duhet dhënë përgjigje edhe sa i përket asociacionit, unë se kam nënshkruar asociacionin, LDK e ka nënshkruar asociacionin, duhet të i thënë ata përgjigje”

Për më shumë shikoni videon e plotë:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat