Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, lidhur me procesin e dialogut.
Sipas Hoxhajt, Kurti duhej ta sillte në Kuvend një platformë që do t'i ngërthente në vete parimet, qëllimet, afatet kohore dhe vijat e kuqe të dialogut.
Postimi në Facebook:
Albin Kurti, si kryeministër, do të duhej ta sillte në Kuvend një platformë që do t'i ngërthente në vete parimet, qëllimet, afatet kohore dhe vijat e kuqe të dialogut. Vetëm pasi të dorëzohej një platformë e tillë, atëherë të vinte një ftesë për opozitën. Sot për sot, ai është pa platformë, pa vizion dhe po ikë nga zotimet e tij. Këtë, ai e vërtetoi edhe me mbështetjen për krijimin e Jugosllavisë së Re. Opozita nuk ka pse të bëhet pjesë e këtyre mashtrimeve.