Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u kritikua nga kreu i Partisë Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj.
Por, menjëherë erdhi reagimi nga Lëvizja Vetëvendosje.
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, në postimin e tij në Facebook, e ka ironizuar Hoxhajn duke thënë se “kurrë pe si kishshte lëshuar Serbisë”.
Gjithashtu, Zogiani i ka rikujtuar Hoxhajt një fjalim të cilin e kishte bërë kohë më parë.
Postimi i plotë:
Ngoni bre! Ky Enver Hoxhaj kurrë pe si kishte lëshuar Serbisë!
Ju se dini sa luftën e ka bë ky në PDK kur shefi i tij jepte çkado që i kërkojshin!
Madje njëherë e patë djegur fort me një fjalim, kur i tha: një ditë të gjithë do të bëhemi hi e pluhur, vetëm emri i Kosovës dhe Hashim Thaçit do të jetojë! (Nejse ky e thotë "do të jeton" se është profesor universitar e s'ka nevojë me e ditë gjuhen)!