Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, përmes një shkrimi të publikuar në profilin e tij në Facebook, ka treguar planin e “frikshëm” të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me Kosovën.
Kurti madje ka treguar se në mediat serbe është zbuluar marrëveshja mes Vuçiq dhe Dodik për ta “Bosnizuar” Kosovën, apo krijimin e një “Republika Serbska” brenda Kosovës.
Në vazhdim shkrimi i Kurtit:
Plani i Vuçiçit për krijimin e “Republika Serbskës” në Kosovë!
Sipas Mediave serbe, Vuciçi ka pranuar nga Milorad Dodik me shkrim planin për ta “Bosnizuar” Kosovën apo krijimin e një “Republika Serbska” brenda Kosovës!
Teksti origjinal nga portali serb:
“Tangoja e Vuçiçit dhe Dodikut”!
“Deklarata e Milorad Dodik se ai do t'i japë Aleksandar Vuçiqit një pozicion të shkruar të Republika Srpska që është e pamundur të flitet për ndarjen e Kosovës, pa folur për ndonjë status të veçantë të RS, është pjesë e vallëzimit të dy politikanëve që kanë vite që luajnë me ndërprerje të vogla. Duke e vlerësuar këtë si një model që përsëritet sipas nevojës, analisti i politikës së jashtme
Bosko
Jaksic thotë se një bisedë e tillë mund të jetë një pikë plus për njeriun e parë të Srpska, por është një qëllim i pastër i vetvetes për Presidentin e Serbisë.”
KOSOVA duhet të ndërpresë bisedimet me Serbinë derisa Vuçiq të jetë në pushtet.
Serbia nuk është një shtet demokratik dhe bisedimet Kosovë - Serbi duhet të ndërpriten derisa të jetë në pushtet Vuçiq që në pushtet mbetet me ndihmën e metodës së mentorit të vetë Sllobodan Millosheviq.
Faton Kurti