Ish-diplomatja, deputetja e gazetarja, Alma Lama, është përfshirë në debatin e hapur së fundmi lidhur me shkarkimet e ambasadorëve.
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, sot ka thënë se në Shërbimin e Jashtëm minimum 50 për qind e ambasadorëve do të jenë diplomatë të karrierës.
Lama përmes një shkrimi ka paralajmëruar kryediplomaten Gërvallën se në rast se emëron ambasadorë njerëz që janë miq të ministrave etj, por pa asnjë njohuri diplomatike e profesionale, nuk mund te flasim për reforma.
Ja shkrimi i saj:

Nëse Qeveria e Kosovës emëron ambasadorë njerëz që janë miq të ministrave etj, por pa asnjë njohuri diplomatike e profesionale, nuk mund te flasim për REFORMË në shërbimin e jashtëm, por përsëritje të praktikave të paraardhësve.