Vazhdojnë shkarkimet- Largohet nga puna Kryeshefi i Agjencisë për Regjistrim Civil

Aktuale

Vazhdojnë shkarkimet- Largohet nga puna Kryeshefi i Agjencisë për Regjistrim Civil

Më: 25 maj 2021 Në ora: 20:18
Qeveria e Kosovës

Eshtë shkarkuar kryeshefi i Agjencisë për Regjistrim Civil, Bekim Hoxha.

Media merr vesh se arsyeja e shkarkimit të tij është për shkak që Bekim Hoxhës i kishte skaduar mandati për më shumë se një vit për të drejtuar me këtë agjencion.

Media merr vesh se në vend të Bekim Hoxhës, ushtrues detyre si kryeshef i Agjencisë për Regjistrim Civil është caktuar Blerim Camaj.

Ky është shkarkimi i radhës nga qeveria Kurti.

Shkarkime të tilla ka pasur edhe javëve të kaluara, ku disa zyrtarë ishin liruar nga puna e tyre për arsye të ndryshme.

Më i madhi, ishte ai i para disa ditësh, ku janë shkarkuar 13 ambasadorë të Kosovës nëpër vende të ndryshme të botës. Arsyeja e këtyre shkarkimeve kishte qenë fakti që të njejtit janë emëruar mbi baza partiake.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat