Komandant Remi: Nuk jam dënuar për krime lufte, qe pse u dënova

Aktuale

Komandant Remi: Nuk jam dënuar për krime lufte, qe pse u dënova

Më: 25 maj 2021 Në ora: 22:05
Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, tregon se nuk ka pasur krime lufte në Kosovë nga ana e shqiptarëve.

Ai ka thënë se të gjitha komunikatat e lëshuara në kohë të luftës janë në rregull sa i përket aspektit të krimeve të luftës.

“UNMIK dhe EULEX kanë pasur qëllim të degradojnë luftën.

Janë munduar tërë kohën të gjejnë fakte për krime të luftës”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat