Pjesëtarët e Policisë së Kosovës edhe sonte janë në vijë të parë të frontit në përballje me Covid19, duke mbikëqyrur respektimin e masave anticovid.
Patrulla policore po vazhdojnë patrullime të shtuara në tërë vendin me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së pronës, mbikëqyrjes së trafikut rrugor, parandalimin e akteve antiligjore përfshirë edhe realizimin e masave që vazhdojnë të jenë në fuqi për të parandaluar përhapjen e pandemisë.
Menjëherë pas fillimit të orës policore, nga ora 22:30, pjesëtarë të PK-së janë parë në rrugë duke kryer kontrolle.
Patrullimet e policisë në disa raste po mbështeten me inspektorë kompetentë me qëllim që veprimet ndaj bizneseve të jenë sa më profesionale dhe të trajtohen nga kompetentët.