Grajqevci: Materiale për krime të luftës u kemi dërguar qeveritarëve, sot s'janë askund

Aktuale

Grajqevci: Materiale për krime të luftës u kemi dërguar qeveritarëve, sot s'janë askund

Më: 26 maj 2021 Në ora: 00:09
Kryetari i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës, Ahmet Grajqevci,

Kryetari i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës, Ahmet Grajqevci, ka thënë se ky këshill ka dorëzuar materiale të tëra origjinale të krimeve të luftës tek zyrtarët qeveritarë vite më parë, por tash ato nuk dihet se ku janë.

Ai tha se këshilli ka arkivin e vet me materiale të shumta, por shtoi se tash nuk po merr përgjigje nga ata zyrtarë qeveritarë se ku kanë mbetur materialet të cilat vite më parë i kishte dërguar.

“Kemi edhe video-incizime shumë që duhet të ruhet e sistemohen. Janë mbi 30 mijë fotografi të krimeve të luftës që ruhen. Aty ka material që ndoshta as tash nuk e di sa ka. E kemi në arkivin tonë, e ruajmë me shumë fanatizëm. E kemi pasur edhe arkivin e komisionit, por ku është ai arkiv. Asnjë material nuk e ke. Kanë qenë zyrtarë të qeverisë ku ne i kemi lënë së fundi. Nuk e dimë ku janë. Kur i kam kërkuar sepse më është dashtë një dokument, nuk është askund. Nuk po mund t’i gjejë ato asnjë. Ai i tërë material ka qenë i rëndësishëm, origjinal. Ne kemi kërkuar përgjegjësi, ai që ka qenë thotë që ‘unë nuk di’”, ka thënë Grajqevci.

Grajqevci për këtë bën fajtor avokatin Bajram Krasniqi, i cili thotë se duhet të jetë përgjegjës për këto materiale.

“Ai ka qenë kryesor Bajram Krasniqi që e ka marrë celësin i fundit, ai duhet të japë përgjegjësi. Kjo ka ndodhë ndiku në 2003-2004”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat