(E plotësuar 12:57) - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur në takimin me kryeministrin Albin Kuri kanë biseduar për procesin e dialogut me Serbinë.
Abdixhiku tha se ka kërkuar nga kryeministri që të tregojë pozicionin dhe qëndrimin e Qeverisë për dialogun.
Ai theksoi se për Kurtin kanë pasur edhe një qartësim për sa i përket çështjes së dokumenteve të dialogut.
Abdixhiku bëri të ditur se Kurtit i kanë dorëzuar edhe një ofertë me qëndrimin politik të LDK-së për këtë proces.
“Biseduam për çështjen e dialogut. Kryeministri na njoftoi për qëndrimin e tij për këtë proces dhe për pritjet. Ne e bëmë që ka të bëj e dokumentet që janë dorëzuar tek kryeministri, nga qeveria e kaluar. I rikonfirmuam edhe një herë që të gjitha dokumentet që i ka pasur qeveria e kaluar i janë dorëzuar kryeministrit. Nëse nuk i kanë ose i kanë humbur le t’i kërkojnë sërish”.
“E bëmë një kërkesë që qeveria të tregojë pozicionin politik dhe ta prezantojë në Kuvend. Kosova duhet të dijë se cili është qëndrimi i qeverisë në dialog dhe po presim një pozicionim të tillë”.
“E bëmë një ofertë ku i dorëzuam kryeministrit një dokument mbi pozicionin politik që Qeveria e Kosovës duhet ta ketë. Kryeministri e ka një dokument, pozicionin politik të LDK-së që duhet ta trajtojë në dialog në Bruksel. Ky dokument përmban parime që Kosova duhet t’i mbroje”.
Abdixhiku tha se kryeministri përveç për reciprocitetin, ka ndryshuar qëndrim edhe për disa çështje të tjera.
“E vërejta që kryeministri jo vetëm për temën e reciprocitetit por edhe për shumë tema të tjera ka ndryshuar qëndrim në dialog. Është koha e tij që të dëshmojë veten dhe Kosovën në këtë proces”.
“Gjitha pozicionet jona janë për të reciprocitetit, kërkim faljes, dialogut të brendshëm para atij të jashtme. Tani janë edhe pozicione të ridizajnuara të kryeministrit”.
***
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të tregojë pozicionin dhe qëndrimin e qeverisë për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
I pari i LDK-së theksoi se për Kurtin kanë pasur edhe një qartësim për sa i përket çështjes së dokumenteve të dialogut, për të cilat Kurti po pretendon se nuk i ka marrë të tëra nga ish-kryeministri Avdullah Hoti.
“Sot e mbajtëm takimin e parë së bashku me nënkryetarin e partisë, z.Lutfi Haziri me kryeministrin Kurtin dhe zëvendësin Bislimi. Biseduam për çështjen e dialogut. Kryeministri na njoftoi për qëndrimin e tij për këtë proces dhe për pritjet. Ne e bëmë që ka të bëj e dokumentet që janë dorëzuar tek kryeministri, nga qeveria e kaluar. I rikonfirmuam edhe një herë që të gjitha dokumentet që i ka pasur qeveria e kaluar i janë dorëzuar kryeministrit. Nëse nuk i kanë ose i kanë humbur le t’i kërkojnë sërish”, deklaroi Abdixhiku.
Më tutje ai bëri të ditur se Kurtit i kanë dorëzuar edhe një ofertë me qëndrimin politik të LDK-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“E bëmë një kërkesë që qeveria të tregojë pozicionin politik dhe ta prezantojë në Kuvend. Kosova duhet të dijë se cili është qëndrimi i qeverisë në dialog dhe po presim një pozicionim të tillë”, deklaroi ai.
“E bëmë një ofertë ku i dorëzuam kryeministrit një dokument mbi pozicionin politik që Qeveria e Kosovës duhet ta ketë. Kryeministri e ka një dokument, pozicionin politik të LDK-së që duhet ta trajtojë në dialog në Bruksel. Ky dokument përmban parime që Kosova duhet t’i mbroje”, ka thënë ai.
Abdixhiku bashkë me Hazirin i shkojnë në takim kryeministrit Kurti
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka shkuar në takim kryeministrit Albin Kurti.
Në Ndërtesën e Qeverisë, Kurti dhe Abdixhiku pritet të diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe përbashkimin e spektrit politikë për temat madhore.
Në këtë takim me Kurtin, Abdixhiku është i shoqëruar me nënkryetarin Lutfi Haziri.
***
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkuar në Qeveri për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti.
Ky takim është bërë me ftesë të Kurtit, të cilën Abdixhiku e kishte pranuar javën e kaluar.
Kryeministri Kurti takon sot liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku
Kryeministri Albin Kurti sot do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Takimi i Kurtit me Abdixhikun do të mbahet në orën 11:00
Kështu i kanë thënë mediave burimet brenda Qeverisë së Kosovës dhe brenda këtyre dy partive politike.
Ditë më parë, Kurti i kishte dërguar nga një letër liderëve të partive parlamentare për t’u takuar dhe koordinuar për çështjet politike.
Kurti vazhdimisht kishte deklaruar se për çështjet me interes kombëtar, përfshirë dialogun, do të konsultohet dhe do të kërkojë bashkëpunim me partitë dhe liderët opozitarë.
Ndryshe, Kurti një ditë më parë takoi liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ky i fundit i kërkoi Kurtit përfshirjen më të madhe të SHBA-ve në dialogun me Serbinë.