Edhe mediat serbe e kanë komentuar deklaratën e Veton Surroit, i cili do të jetë këhsilltar i ekipit negociator të Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë.
“Veton Surroi konfirmoi se do të këshillonte Qeverinë e Kosovës në dialogun me Serbinë”, shkruajnë mediat serbe.
Publicisti nga Prishtina, Veton Surroi, konfirmoi se ai do të jetë këshilltar i ekipit negociator të Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë. Ai tha se ishte i angazhuar si "këshilltar i jashtëm për nevojat e procesit të negociatave".
"Ne jemi në dispozicion të qeverisë për nevojat e procesit të negociatave, kurdo që është e nevojshme. Është një proces ndërveprues që, si çdo proces këshillimi, ka një shkëmbim pikëpamjesh. Ky është vetëm një proces negocimi. Një numër i caktuar i njerëzve iu ofruan qeverisë, qeveria kërkoi për një numër të caktuar njerëzish, u arrit një marrëveshje dhe u krijua kjo skuadër," tha Surroi.
Ai deklaroi se ekipi i këshilltarëve nuk ka kompetenca ekzekutive, por të këshillojë me kërkesë të Kryeministrit Albin Kurti dhe Zëvendës Kryeministrit Besnik Bislimi.
Poashtu këto mediat janë marrë edhe më deklaratat e Surroit ndaj Hashim Thaҫit.
“Surroi kritikoi ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi kur e akuzoi atë për "uzurpim" të procesit të negociatave me Serbinë”, shkruajnë ato.
"Thaçi uzurpoi dhe kontrolloi proceset e mëparshme të negociatave. Dëmi i bërë nga Thaçi dhe ekipet e tij është shumë i madh, "vlerësoi publicisti./Bota sot