Grupi Parlamentar i PDK-së ka thirrur debat parlamentar për çështjen e organizimit të mësimit në pandemi.
Media ka siguruar edhe dokumentin e inicimit të këtij debati parlamentar.
Siç edhe mund ta shihni, deputetët e partisë më të madhe opozitare e kanë nënshkruar atë.
Kujtojmë se arsimi në pandemi ka qenë një nga temat më të diskutuara, e sidomos në komunën e Kamenicës, e cila aktualisht po kalon në reforma arsimore.