Opinonisti dhe profesori nga Amerika përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje me takimet që Kurti do të zhvillojë me opozitën.
Maxharraj e quan të paarsyshme deklaratën e Hoxhajt për mospjesëmarrjen e tij në takimin me Kurtin, përcjell “Bota sot”.
Ndërsa për Haradinaj dhe Abdixhikun thotë se janë treguar të guximshëm në lidhje me Kurtin duke vënë në pikë të parë interesin e qytetarëve.
Hoxhaj sipas profesorit është i ndikuar nga fryma e Hagës për këtë arsyje edhe nuk ka marrë pjesë në takimin me Kurtin dhe do të duhej të kundërshtone lojën e Thaçit për këtë arsyje edhe nuk pranoi ftesën.
Shkrimi i plotë
Burri i AAK-së dhe burreci i PDK-së
Që nga 14 shkurti kur u mbajtën zgjedhjet Parlamentare në Kosovë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka rrëzuar gur e drurë,e ka shajtë sa ka mujt në vazhdimësi Albin Kurtin nuk e ka lënë gjë për fytyrë toke pa i thënë pa kurrfarë turpi. Sharjet dhe ofendimet e tij deri në ligësi shkuan aq larg saqë Ramushi në seancën e fundit te Parlamentit të Kosovës e bëri edhe spiunë te Serbisë.Këto vitet e fundit lufta e liderëve të lartë të Kosovës duke e etikuar njëri-tjetrin për spiunazh të Serbisë s’po ka të ndalur me fakte e pa fakte në stilin “hajt të ia lëshoi mjekrrën i pari sa nuk më ka thënë”.
Por çuditërisht Ramushi edhe përkundrjetë të të gjitha sharjëve që ia bëri Albin Kurtit u tregu njëfarë burri në krahasim me burrecin e PDK-së, Enver Hoxhajn,kur ai vendosi të i pëgjigjet ftesës së kryeministrit Albin Kurti për të marrë pjesë dhe diskutuar rreth rinisjes së dialogut që do filloi së shpejti.Pas mbledhjës me kryeministrin Kurti, Ramush Haradinaj deklaroi se i lamë anash rriqnat partiake se diskutuam për temën e dialogut e cila nuk është privilegjë e asnjë partie, por është me interes kombëtar që u takon të dakordohen të gjitha pozitë dhe opozitë.
Ndërsa nga ana tjetër zëdhënësi i PDK Enver Hoxhaj i ndikuar nga hijet e tij në Hagë nuk pati guximin e as kurajon të deklarohet se do të merr pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri rreth rinisjes së dialogut.Këtë me siguri Hoxhaj e ka thëne haptas se PDK veç është deklaruar si parti rreth dialogut duke i lëshur pe Serbisë për ndarjen,copëtimin apo korrigjimin e kufijve dhe kompromiseve te dhimbëshme me Serbinë që Hashim Thaçi ashiqare i ka dakorduar me Vuçiqin sa ishte në dialog,që për të gjitha këto deklarime të tij është pajtuar edhe vetë PDK sepse ajo kurr nuk ka reaguar haptas për të kundërshtuar Hashim Thaçin për qëllimet e tij me Vuqiçin.
Këtu qëndron edhe arsyeja që zëdhënësi i PDK-së, Enver Hoxhaj nuk ka patur guxim as kurajo t’i përgjigjet ftesës së kryeministrit Kurti për rinisjen e dialogut sepse ai ashiqare në këtë takim do duhej të deklarohet se a e kundërshton Thaçin për lojën e tij me Vuçiqin rreth kufijve apo qëndron pas tij. Kjo është e vërteta e mos guximit të Enver Hoxhaj të shkoj në takim të Kurtit.Kurse nuk është aspak e vërtetë deklarimi i tij se gjoja e ka refuzuar takimin me Kurtin se gjoja Kurtin na ka thirr sikur ne të ishim varësit e tij.
Pra,deklarim skandaloz i tij i cili nuk guxon të ballafaqohet me temat me interes nacioanl për të ardhmën e Kosovës. Kurse partia e LDK e Lumir Abdixhikut mori guximin duke deklaruar se do të takohet me Kurtin për të diskutuar lidhur me dialogun me Serbinë çfarë u tregua me shumë përgjegjës për temat me rëndesi nacionale për vendin.