Shtëpia e deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtakut, ka qenë mbrëmë cak i hajdutëve.
Atij i janë vjedhur stoli ari dhe një armë zjarri.
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje për këtë rast.
“Graqanicë,25.05.2021 – 19:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një pistoletë me dy karikator dhe 30 fishek (me leje) si dhe stoli ari.
Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore”.