Deklarohet përsëri Abdixhiku, ka këto fjalë për Kurtin pas takimit

Aktuale

Deklarohet përsëri Abdixhiku, ka këto fjalë për Kurtin pas takimit

Nga: M.H. Më: 26 maj 2021 Në ora: 14:25
Lumir Abdixhiku

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një shkrimi në facebok është deklaruar përsëri në lidhje me takimin me kryeministrin Kurti.

Abdixhiku shprehet se në takim kanë dëgjuar qëndrimet e kryeministrit Kurti ndërsa pas kësaj si LDK kemi treguar qëndrimin tonë si parti, përcjell “Bota sot”.

Gjithashtu ai shton se nuk negociojnë për territor, nuk devijojnë nga rendi dhe secila marrëveshje që përfundon në njohje të ndërsjellë, njohje nga vendet e BE-së e anëtarësim në NATO, është e pranueshme për LDK-në.

Postimi i plotë

Sot, bashkë me nënkryetarin Haziri kemi zhvilluar një takim me Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti; me ftesë të këtij të fundit.

Kam marrë pjesë në këtë takim për t’i prezantuar qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës në lidhje me dialogun. Si LDK as nuk i ikim takimeve e as nuk i shmangemi temave të mëdha për vendin. Prandaj, pasi kemi dëgjuar pozicionin e Qeverisë, kam prezantuar pozicionin politik të LDK-së, në formë të shkruar; dhe i kam kërkuar Kryeministrit që ai dhe Qeveria e tij të prezantojë një pozicion të tillë para qytetarëve tanë dhe ndërmjetësuesve jashtë. Janë të lirë ta marrin këtë tonin nëse ju duhet.

Përderisa i përmbahen parimeve kryesore të prezantuara në këtë dokument, pra nuk negociojnë për territor, nuk devijojnë nga rendi kushtetues e nuk prishin karakterin unitar të Kosovës, secila marrëveshje që përfundon në njohje të ndërsjellë, njohje nga vendet e BE-së e anëtarësim në NATO, është e pranueshme për ne. Si Kryeministër, ai ka për detyrë dhe obligim të bartë këtë proces, jo ta shmangë ate.

Po ashtu, i kam kërkuar Kryeministrit që raportimet rreth dialogut t’i bëjë në Kuvendin e Kosovës; aty ku janë të zgjedhurit e qytetarëve tanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat