Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, përmes një shkrimi në Facebook, ka folur shkurt për takimin me shefin e qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të shoqëruar nga nënkryetari i parë, Lutfi Haziri.
Haziri ka thënë se në këtë takim i kanë prezantuar kryeministrit Kurti qëndrimet e partisë për temat e mëdha për vendin.
“Me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, zhvilluam një takim me kryeministrin Kurti, ku i prezantuam qëndrimet e partisë për temat e mëdha për vendin, duke ia dorëzuar në formë të shkruar”, ka shkruar Haziri në profilin e tij në Facebook.