Frashër Oseku, ish-pjesëtar i UÇK-së në Brigadën 138 – Agim Ramadani, ka reaguar ndaj gazetarit Valon Syla.
Oseku i cili ka luftuar në Koshare, është plagosur gjatë luftës ku trajtimi i tij mjekësor ende nuk ka përfunduar.
Ai tash jeton në Suedi, e shpesh na ka treguar se po vazhdon të kryen operacione për shërimin e tij.
Ai ishte plagosur në kokë, ku në fotografitë e më poshtme shihet në detaje.
Oseku është përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ithtar i bashkimit kombëtar.
Ai në reagimin ndaj Sylës thotë se “ku k... ishe” gjatë luftës në Kosovë?
Reagimi i plotë:
“Na e kem çliru Kosovën e ju tash vini rrini shlir”: Valon Syla “selam“ Mërgimtarëve.
Unë invalid i UÇK-së dhe veteran i UÇK-së Kombëtare, ti ku k... ishe?