(E plotësuar 17:55) - Përfaqësuesit e Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës kanë përfunduar takimin me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Pas takimit, përfaqësuesit e OHT-së kanë thënë se pas një pune të jashtëzakonshme pritet që me datën 15 qershor të nisin ahengjet dhe dasmat.
Deri në datën 15 do të punohet në një manual i cili do të ndiqet nga bizneset për të parë se si do të punohet për organizimin e dasmave, klubeve dhe pishinave.
***
Takimi mes përfaqësuesve të Odës së Hotelierëve dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka filluar me dyer të mbyllura.
Nga MSH-ja kanë bërë të ditur se nuk lejohen mediat, sepse nuk janë të ftuara nga kjo Ministri.
Zyrtarët e MSH-së kanë larguar mediat nga hapësirat e kësaj Ministrie.
Atye u është thënë se duhet të presin jashtë rrethojave.