Edhe Sami Lushtaku reagon në lidhje me Albin Kurtin se a ishte UÇK, apo jo

Aktuale

Edhe Sami Lushtaku reagon në lidhje me Albin Kurtin se a ishte UÇK, apo jo

Më: 26 maj 2021 Në ora: 19:40
Sami Lushtaku

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi ka deklaruar deklaruar mbrëmë se kryeministrin, Albin Kurtin e ka pasur bashkëluftëtar.

Kjo deklaratë e ish-komandant Remit bëri bujë të madhe, e lidhur me këtë ka reaguar edhe nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku.

Ish-komandanti i UÇK-së, Lushtaku tha se Albin Kurti as nuk ka pasur vullnetin e as guximin që të jetë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Madje ai ka kujtuar edhe një moment të Kurtit kur i kishte vizituar pjesëtarët e UÇK-së në Likoc të Drenicës.

“E mbaj në mend kur ka ardh në Likoc e ne kemi kërku me qëndru me neve, por ai nuk ka pranuar dhe ai kurrë s’ka qenë ushtar i UÇK-së”, tha Lushtaku.

Lushtaku theksoi se Kurti kurrë s’ka qenë pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Edhe pse pas luftës atij i ka mbet merak, por na nuk jemi fajtor pse ai kurrë nuk e ka pas as vullnetin e as guximin”, shtoi Lushtaku.

Lidhur me deklaratën e Komandant Remit kanë reaguar edhe ish-pjesëtarë të shumtë të UÇK-së ku theksuan se Albin Kurti gjatë luftës ka qenë vetëm përkthyes i Adem Demaçit dhe në momentin që Demaçi kishte mbyllur zyrën ai nuk ka qenë pjesë e luftës në asnjë zonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat