“Kur erdha në ministri, e gjeta veç një person”, Kraki flet pas deklaratës së Gërvallës: Bandat...

Aktuale

“Kur erdha në ministri, e gjeta veç një person”, Kraki flet pas deklaratës së Gërvallës: Bandat...

Nga: A.Zh Më: 26 maj 2021 Në ora: 19:57
Nezir Kraki

Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka komentuar një deklaratë të ministres së Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla. Shefja e diplomacisë, dje gjatë raportimit para komisionit për Punë të Jashtme, ka treguar se në departamentin e IT, e ka gjetur vetëm një person, pasi të gjithë, sipas saj, ishin dërguar jashtë vendit si diplomatë.

E sipas Krakit, “bandat” e pushtetit kanë shkuar deri në “absurditet” me veprime, të cilat, siç ka thënë ai, i kanë kushtuar shumë Kosovës, përcjell Bota sot.

Reagimi i Krakit në Facebook:

«Kur erdha në ministri, në departamentin e IT e kam gjet veç një person (Afërdita), sepse të gjithë të tjerët i kishin dërgu si diplomatë jashtë vendit… (…) Afërdita e vetme kujdeset për 170 kompjuterë të ministrisë » - Donika Gërvalla Schwarz, dje në Komisionin për Punë të Jashtme.

Definitivisht, bandat s’kanë ditë as kur është boll. Në dhunimin e çdo parimi qeverisës kanë shkuar deri n’absurditet dhe ende ka njerëz që pyesin pse Ministrja e re po bën ndryshime aty.

Shumë, tepër shumë i ka kushtu Kosovës përfaqësimi kaotik e banditesk jashtë vendit, pa e shtuar këtu anën injorante e të pa gdhendur të tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat