Vjedhja në shtëpinë e deputetit Lushtaku, ai thotë se ka dyshime në dikë

Aktuale

Vjedhja në shtëpinë e deputetit Lushtaku, ai thotë se ka dyshime në dikë

Më: 26 maj 2021 Në ora: 20:08
Pamje nga videoja

Në mbrëmjen e së martës, deputetit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtakut , iu thye shtëpia.

Në vendbanimin e tij në Llapnasellë të Graçanicës, deputetit iu vodh një armë zjarri, pesë mijë euro e stoli ari.

Deputeti Mergim Lushtaku, ndonëse e konfirmoi vjedhjen, nuk pranoi të deklarohet me arsyen se mund t’i dëmtojë hetimet. Megjithatë ai shtoi se kanë dyshimet e veta, për të cilat tha se i kanë raportuar edhe në Polici.

Ndërkohë, rastin për vjedhjen në shtëpinë e deputetit të PDK-së e ka konfirmuar edhe Policia.

“Ankuesi mashkull ka informuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një pistoletë, me dy karikatorë dhe 30 fishekë, (me leje) si dhe stoli ari.”– thuhet në njoftimin e Policisë.

Sidoqoftë, fqinjë të Lushtakut në lagje, deklarojnë se në shtëpinë e deputetit dritaret e hapura i kanë vërejtur ditë më parë.

Gjithashtu, televizioni ATV, merr vesh se ditë më parë është tentuar të thyhet edhe banesa në Prishtinë e kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat