Analisti shqiptaro-amerikan Uk Lushi ka bërë një propozim interesant që publicisti Nexhmedin Spahiu të jetë pjesë e delegacionit për dialogun Kosovë-Serbi.
Lushi ka thënë se Kurti duhet të takohet me Spahiun dhe të shfrytëzojë burimet dhe asetet që ka Kosova.
Postimi i Lushit:
Siç e di ai vetë dhe siç e dinë shumë, unë nuk pajtohem me shumicën e udhëve të cilat Nexhmedin Spahiu propozon t'i marrim si shqiptarë për të arritur në fazën e ardhshme historike si popull, mirëpo mendoj që Nexhmedin Spahiu duhet të konsultohet dhe mbase edhe të jetë pjesë e ekipit (qeveritar) të Kosovës në dialogun me Serbinë.
Spahiu i njeh serbët dhe rajonin mirë dhe qasjet e tij ndryshe, kritike dhe shpesh kontraverse mund të jenë referencë komparative si dhe të ndihmojnë në përqartësimin e perspektivës dhe kontrapuntit tonë kundrejt Serbisë.
Shpresoj që KM Kurti e pakta do të gjejë kohë të takohet me Spahiun dhe me mendje të mprehta tjera dhe të dëgjojë ata apo ato. Duhet të shfrytëzohen krejt burimet dhe asetet që kemi.