Shkëlzen Gashi i cili ka qenë dikur, këshilltar i Albin Kurtit në Qeverinë Kurti 1, ka ironizuar me dokumentin që kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ia ka dërguar Albin Kurtit, rreth dialogut.
"Po e lexoja një dokument që Kryetari i LDK-së ia kishte dërguar sot Kryeministrit të Kosovës, të titulluar "Position of the Republic of Kosovo on Dialogue with the Republic of Serbia".
Duke qenë se Kryetari i LDK-së dhe Kryeministri i Kosovës janë shqiptarë, pse ky dokument në gjuhën turke?", ka shkruar ai në Facebook.
Kurti dhe Abdixhiku u takuan sot.