Salih Mustafës i vazhdohet masa e paraburgimit nga Gjykata Speciale

Aktuale

Salih Mustafës i vazhdohet masa e paraburgimit nga Gjykata Speciale

Më: 26 maj 2021 Në ora: 22:13
Salih Mustafa në Gjykatën Speciale

Të arrestuarit të parë nga Gjykata Speciale, Salih Mustafa i është vazhduar masa e paraburgimit në kuadër të gjykimit që po i bëhet në Hagë.

Ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa është marrë vendim që t’i vazhdohet paraburgimi deri më 5 korrik 2021.

Ky vendim është marrë gjatë ditës së djeshme.

Për rastin e Salih Mustafës i akuzuar për kinse krime lufte thuhet se mund të menaxhohet në mënyrë efektive vetëm duke qëndruar në paraburgim.

Salih Mustafa do të vazhdojë të jetë në paraburgim edhe për më tepër se një muaj. Mustafa është i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale në Kosovë. Ai ishte arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, ndërsa më 28 tetor ai u shfaq për herë të parë në seancën dëgjimore të Gjykatës Speciale në Hagë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat