Me një “mbrëmje të këndshme” dhe një fotografi nga zyra e tij e punës, Behgjet Pacolli, mori plot 17 mijë reagime në Facebook për vetëm tri orë.
Biznesmeni dhe ish-presidenti edhe në komentin që falënderon ndjekësit e tij ka më shumë ‘likes’ sesa një postimi i fundit i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka marrë 831 reagime për postimin e fjalës së tij kur shkoi për të përkujtuar rënien heroike të disa bashkëluftëtarëve të tij.
Nuk dihet nëse deri nesër Pacolli me postimin e tij urues për mbrëmje të këndshme do t’ia kalojë atij të para një dite të kryeministrit Albin Kurti që mori 20 mijë pëlqime.
Numrin e madh të ‘likes’ që mori Kurti ishte edhe për arsyen se lavdëroi ushtarët e Kosovës që po marrin pjesë në një stërvitje me rëndësi të madhe në Shqipëri, “Defender Europe 21”.
Fotografitë e ushtarëve të Kosovës që ushtrohen krah për krah me ushtarë të shteteve të tjera të publikuara në profilin e kryeministrit morën 20 mijë reagime.
I treti me radhë me më shumë reagime në postimin e fundit është kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me 5000 të tillë për lajmin që dha se është takuar me kryeministrin Kurti për çështjen e dialogut.
Pak më shumë se Haradinaj ka marrë postimi i fundit i presidentes Vjosa Osmani që ndau një video të fëmijëve që zyrën ia kthyen në kuzhinë.
2200 njerëz pëlqyen idenë e Osmanit që Ditën e Presidentit ta mbyllë me fëmijë që përgatisin ushqime të shëndetshme.